keshilli-studentor

KËSHILLI STUDENTOR

Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë është një organ i vetëqeverisur nga studentët e UMT-së. Funksionet e Këshillit studentor mbështeten tërësisht në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, në të cilat parashikohet veprimtaria e tij dhe ka si mision bashkëpunimin më të gjërë të studentëve me stafin pedagogjik për nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive shkencore dhe përmirësimin e proçesit akademik; nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive formuese dhe edukative, veçanërisht për edukimin dhe etikën qytetare mjekësore.