10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor

10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor

ℹ️Shëndeti mendor është një komponent thelbësor në strukturën komplekse të shëndetit të njeriut. Pa shëndetin mendor një person nuk mund të konsiderohet i shëndetshëm.

🧠Shëndeti mendor nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e sëmundjes, por me aftësinë për të qenë funksional dhe i plotësuar (ka të bëjë me aftësitë e një individi për të menduar, për të mësuar, për të kuptuar dhe jetuar me emocionet e veta dhe reagimet e të tjerëve).

🔐Shëndeti mendor luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e marrëdhënieve, lejon të përshtatemi me ndryshimet që ndodhin në jetë, si dhe të përballojmë fatkeqësitë.

👥Shëndeti mendor na shqetëson të gjithëve. Edhe problemet e vogla të shëndetit mendor i shkaktojnë dhimbje personit dhe mjedisit të tij, duke i shqetësuar dhe duke vështirësuar jetësën e tyre.

👨‍👩‍👧‍👧Familja dhe shoqëria janë mjedise mbështetëse POR jo specialistë të shëndetit mendor.

Ka zgjidhje‼️

➡️Informohu!
➡️Kujdesu për veten!
➡️Ti nuk je vetëm!

😊Përmirësimi i kulturës së shëndetit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve mendore.

#universitetiimjekësisë #shëndetmendor
#10tetor