14 Nëntori Dita Ndërkombëtare e Diabetit

14 Nëntori Dita Ndërkombëtare e Diabetit

Çdo vit, më 14 nëntor, ne e kthejmë vëmendjen te Diabeti, një sëmundje që prek miliona njerëz në mbarë botën. Dita Ndërkombëtare e Diabetit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin rreth diabetit, për të theksuar rëndësinë e parandalimit, dhe për të mbështetur ata që jetojnë me këtë sëmundje kronike.

Në këtë ditë, le të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, të përhapim njohuri për diabetin dhe të bëjmë ndryshime pozitive në mënyrën se si e përballojmë këtë sfidë. Së bashku, mund të krijojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe të parandalojmë rritjen e diabetit në brezat e ardhshëm.

Për parandalimin e tij duhet të kemi parasysh disa këshilla:

  • Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak ,1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet.
  • Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut. Mbajta e peshës nën kontroll.
  • Kryerja e aktivitet fizik,30 min të paktën në 5 ditë të javës.
  • Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim,sidomos ato shtazore.
  • Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra,si fruta, zarzavate,etj.
  • Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit.

Vepro sot për të ndryshuar të ardhmen!