
Bashkëpunimi Akademik mes Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit Vita-Salute San Raffaele, Milano
Në datat 19-20 Mars, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, u zhvilluan disa takime institucionale me delegacionin italian të Universitetit Vita-Salute San Raffaele, Milano, Itali. Në këto takime ishte e pranishme znj. Ana Kapaj, Zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërinstitucionale në fushën e arsimit të lartë.
Delegacioni italian, i përbërë nga z. Maurizio Barilari, znj. Giulia Gavazzeni dhe znj. Chiara Marchet, prezantoi strukturën akademike dhe fushat kryesore të veprimtarisë së institucionit të tyre. Diskutimet u fokusuan në programet arsimore dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Rektori, Prof. Dr. Xheladin Draçini në fjalën e tij, prezantoi programet akademike dhe shkencore të institucionit si dhe mundësitë mbi zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare, zhvillimin e programeve të përbashkëta arsimore dhe forcimin e bashkëpunimit në kërkimin shkencor.
Këto takime shënuan një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve akademike mes dy institucioneve dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë