Projektet fituese të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për periudhën 2023-2024, financuar nga AKKSHI:

  • Projekti me temë “Konsumi mesatar ditor i kripës në popullatën e Republikës së Shqipërisë”, drejtuar nga Dr. Ledio Çollaku;
  • Projekti me temë “Çrregullimet e aftësive njohëse tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave” drejtuar nga Prof. Asoc. Ariana Strakosha;
  • Projekti me temë “Onko-Nefrologji- Një fushë e re në mjekësinë moderne” drejtuar nga Prof. Dr. Alma Idrizi;
  • Projekti me temë “Markuesit imunologjikë dhe imunogjenetikë në sëmundjet autoimune të gjendrës tiroide” drejtuar nga Prof. Asoc. Dorina Ylli;
  • Projekti me temë “Identifikimi i faktorëve tradicionalë dhe jo tradicionalë të rrezikut kardiovaskular në sëmundjen Renale Kronike” drejtuar nga Prof. Dr. Margarita Gjata;
  • Projekti me temë “Infeksionet kirurgjikale dhe trajtimi i tyre para dhe pas përmirësimit infrastrukturor” drejtuar nga Prof. Dr. Krenar Lilaj.

Projektet e Infrastrukturës, financuar nga AKKSHI:

  • Projekti me temë “Modernizimi i infrastrukturës kërkimore-shkencore në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale në Fakultetin e Mjekësisë, UMT” drejtuar nga Prof. Dr. Gentian Vyshka.

Projektet e Teknologjisë dhe Inovacionit, financuar nga AKKSHI:

  • Projekti me temë “Prodhimi dhe aplikimi i formave farmaceutike inovative me bimë mjekësore si alternative e përdorimit të antimikrobikëve” drejtuar nga Prof. Asoc. Entela Haloci;
  • Projekti me temë “Përdorimi i një sistemi polimerik në optimizimin e biodisponibilitetit të barnave. Zhvillimi industrial i një bari cilësor dhe kosto-efikas për popullatën shqiptare” drejtuar nga Prof. Dr. Ledjan Malaj.

Projektet e Infrastrukturës, financuar nga MAS:

  • Projekti me temë “Digitalizimi i njësisë laboratorike të Histologjisë” drejtuar nga Prof. Dr. Xheladin Çeka;
  • Projekti me temë “Digitalizimi i Diseksionit Virtual dhe ristrukturimi i njësisë Laboratorike të Anatomisë” drejtuar nga Prof. Dr. Xheladin Çeka;
  • Projekti me temë “Mbështetja dhe fuqizimi infrastrukturor i Laboratorëve të praktikës profesionale, pranë FSHMT-së” drejtuar nga Prof. Dr. Ilirjana Zekja.