Projektet fituese të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për periudhën 2024-2025, financuar nga AKKSHI:

  • Projekti me temë “Vlerësimi i punimeve protetike totale të lëvizshme të përgatitura nëpërmjet masës terciare përkundrejt metodës konvencionale”, drejtuar nga Prof. Dr. Edit Xhajanka;
  • Projekti me temë “Vlerësimi i nivelit të vitamines D në pacientët me sëmundje alergjike në aktivitet të rritur të sëmundjes”, drejtuar nga Prof. Asoc. Mehmet Hoxha;
  • Projekti me temë “Përmirësimi i Vlerësimit dhe Menaxhimit të Dhimbjes Kronike Jo-Onkologjike në Shërbimin Shëndetësor Parësor”, drejtuar nga Prof. Asoc. Enkeleda Sinaj;
  • Projekti me temë “Cilësia e jetës në pacientët me kancer në Shqipëri”, drejtuar nga Prof. Asoc. Albana Fico;
  • Projekti me temë “Krijimi i databazës spitalore universitare për kancerin e stomakut, një nevojë për trajtimin optimal në dritën e protokolleve të reja terapeutike”, drejtuar nga Prof. Dr. Arvin Dibra;
  • Projekti me temë “Efektet e trajtimit me SGLT2-inhibitore në parametrat metabolike dhe funksionin kardiak e renal”, drejtuar nga Prof. Dr. Florian Toti;
  • Projekti me temë “Zbulimi i hershëm dhe strategjitë e ndërhyrjes Nefroprotektive për demtimin akut renal në terapinë intensive: Një qasje multidisiplinare”, drejtuar nga Prof. Asoc. Merita Rroji Molla;
  • Projekti me temë “Retinopatia e prematuritetit, vlerësim i incidencës, i faktorëve të riskut, diagnostikimi, trajtimi në kohë dhe strategjitë parandaluese”, drejtuar nga Prof. Asoc. Vilma Mema.

 

Projektet fituese të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH), financuar nga AKKSHI:

  • Projekti me temë “Përmirësimi cilësor i infrastrukturës së Laboratorit të Biologjisë Molekulare në shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës Klinike me aplikimin e teknikave gjenomike të avancuara (Next Generation Sequencing)”, drejtuar nga Prof. Dr. Anila Laku (Babameto);
  • Projekti me temë “Ndërtimi i infrastrukturës kërkimore-shkencore për analizën e çrregullimeve të sistemit vestibular”, drejtuar nga Prof.  Asoc. Besim Boçi;
  • Projekti me temë “Krijimi i Laboratorit të Simulimit Virtual të Imazherisë Diagnostike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike”, drejtuar nga Dr. Albana Shahini.