Projekt fitues i Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor për periudhën 2025-2026, financuar nga AKKSHI:
- Projekti me temë “Ngritja e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike në Departamentin e Farmacisë, UMT”, drejtuar nga Prof. Asoc. Entela Haloçi.
Në shqip: Qëllimi kryesor i këtij projekti është modernizimi dhe fuqizimi i infrastrukturës kërkimore laboratorike në fushën farmaceutike, përmes ngritjes së laboratorëve të pajisur me teknologji të avancuar që mundësojnë zhvillimin e barnave të reja dhe formulimeve inovative. Kjo mbështet përmirësimin e kurrikulës së programit Msc në Farmaci, duke e afruar atë me standardet bashkëkohore dhe kërkesat e tregut të punës. Po ashtu, fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve në përdorimin e pajisjeve moderne, si dhe në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor mbi efikasitetin dhe sigurinë e barnave. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ofrimi i shërbimeve për të tretët, duke kontribuar në komunitet dhe duke gjeneruar të ardhura për universitetin. Infrastruktura e re synon gjithashtu të jetë e hapur për përdorim nga institucione të tjera dhe të akreditohet sipas standardit ISO 17025 për të garantuar cilësi dhe besueshmëri në testimet laboratorike.