Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2026

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2026

Ju njoftojmë se Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2026
Thirrja synon të mbështesë investime konkrete në:
  • laboratorë dhe pajisje kërkimore,
  • sisteme teknologjike,
  • infrastrukturë inovative që mbështet procesin akademik dhe kërkimin shkencor në universitete.
Institucionet publike të Arsimit të Lartë ftohen të paraqesin projekte të lidhura drejtpërdrejt me:
  • nevojat e programeve të studimit dhe kurikulave,
  • prioritetet kërkimore institucionale,
  • parimet e shkencës së hapur, ku infrastruktura e re duhet të jetë e aksesueshme edhe për përdorues të jashtëm, në përputhje me standardet europiane.
Thirrja për aplikim dhe udhëzuesi zyrtar janë të disponueshme në faqen e AKKSHI:
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë inkurajon stafin akademik që të angazhohen aktivisht në aplikim.