KËRKESË PËR ANGAZHIM ME KONTRATË SHËRBIMI EKSPERT  FUSHE

KËRKESË PËR ANGAZHIM ME KONTRATË SHËRBIMI EKSPERT FUSHE

Në vijim të punës dhe zbatimit të regjistrit të parashikimit të prokurimit publik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për realizimin e proçedurës së prokurimit “Rikonstruksion i sallave të Rektoratit dhe çatisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” të parashikuara për tu realizuar gjatë vitit 2021, Ju informojmë se:

Bazuar dhe në zbatim të  në nenin 74 dhe nenin 75 të VKM nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, për të qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave  kërkojmë punësimin me kontratë shërbimi të një eksperti të jashtëm, si më poshtë:

 Inxhinier të  fushës së inxhinierisë  së ndërtimit;

Eksperti duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, brenda 5 ditëve nga publikimi njoftimit dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit.

Publikimin e njoftimit ne faqen zyrtare te UMT-së

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë brenda 5 ditëve nga publikimi njoftimit, dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).