Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Neurokirurgjia e së ardhmes“
Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Neurokirurgjisë, Fakulteti i Mjekësisë, me 6 orë efektive në total, deri në 100 pjesëmarrës, Aktiviteti do të mbahet më 3 qershor 2022, vendi i organizimit në sallë pranë Sallës së Konferencave, Spitali Amerikan 3, me kredite të miratuara 6.
Aktiviteti ofrohet për mjekë, neurologë, onkologë, neuroradiolog dhe radioterapeut.
Person kontakti: Prof. Asc. Artur Xhumari
Email: artur.xhumari@umed.edu.al
Tel: 0697678579
Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/06/Programi-neurokirurgjia.docx