HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA “Lavoslav Ružička” NË VUKOVAR, KROACI
Hapet thirrja për aplikim për bursa për stafin administrativ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “lavoslav ružička” në Vukovar, Kroaci në kuadër të Programit Erasmus+
Lloji i mobilitetit përfshin: Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim
Kohëzgjatja e trajnimit: 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor ( 140 Euro në ditë për stafin)
- Kostot e udhëtimit ( 275 Euro)
Dokumentet që nevojiten:
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e noterizuar
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze) dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin. Në rastin e stafit administrativ të Rektoratit, vërtetimi i punësimit do të merret nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leja do të merret nga Drejtori i linjës.
- Plani i mobilitetit në gjuhën angleze
Për të shkarkuar formularin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Plani-i-mobilitetit-per-stafin-administrativ.docx
Afati i aplikimit 30.01.2024
Dokumenti ‘‘Mobility Agreement’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-administrativ.docx