HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SEVILJES, SPANJË

HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SEVILJES, SPANJË

Në kuadër të bashkëpunimit për Programin Erasmus+ me Universitëtin e Seviljes, Spanjë, hapet thirrja për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në Javën e Stafit që do të zhvillohet në periudhën 13-17 Maj 2024 në Sevilje (programi i aktivitetit do të përditësohet së shpejti nga Universiteti i Seviljes).

 

Kohëzgjatja e mobilitetit:  5 ditë + 2 ditë udhëtim

Numri i kuotave: 1 (një)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze). Në rastin e stafit administrativ të Rektoratit, vërtetimi i punësimit do të merret nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leja do të merret nga Drejtori i linjës.
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Plani i mobilitetit

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/Sevilje_Plani-i-mobilitetit.docx

Afati për aplikim: 04.03.2024

Plani i mobilitetit firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-administrativ-Spanje.docx