RIFA (Recherche Innovation France-Albanie) – Një program i ri bursash kushtuar studiuesve
Ambasada Franceze në Shqipëri nis një program bursash të nivelit të lartë shkencor (SSHN) për sesionin e vjeshtës 2024. Ky program synon të mbështesë mobilitetin e studiuesve shqiptarë në të gjitha fushat e kërkimit shkencor. Ai financon qëndrime shkencore afatshkurtra (1 deri në 2 muaj) brenda ekipeve kërkimore në Francë. Gjithashtu do të favorizohet lëvizshmëria me synimin për të inicuar apo forcuar projekte të bashkëpunimit shkencor ndërmjet Shqipërisë dhe Francës dhe përfshirjen graduale të tyre në projekte europiane (Horizon Europe, Curie actions, etj.).
Studiuesit përfitojnë një kompensim për të mbuluar shpenzimet e tyre të jetesës dhe sigurimin shtesë shëndetësor.
Procedurën e aplikimit mund ta gjeni në:
Data e fundit për dorëzimin e dosjes është: 13 shtator 2024