HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për semestrin e pare të vitit akademik 2024/2025
https://www.uni-saarland.de/en/home.html
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit
- datat e zhvillimit të mobilitetit janë 10.2024 – 11.10.2024
Fusha e studimit
- Farmaci
Afati për aplikim
- 14.07.2024
Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik janë:
- Kërkesë me shkrim;
- CV dhe listen e publikimeve në gjuhën angleze;
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim punësimi;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose gjermane (minimumi B2);
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
- Plani i Mobilitetit http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/mobility-agreement-training-.docx
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/Formular-aplikimi-staf-akademik.docx
Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!