Konferenca Ndërkombëtare për Ndërkombëtarizimin në Arsimin e Lartë

Konferenca Ndërkombëtare për Ndërkombëtarizimin në Arsimin e Lartë

Universiteti Ondokuz Mayıs, Turqi do do të organizojë një konferencë ndërkombëtare me temën “Ndërkombëtarizimi në Arsimin e Lartë“, që do të mbahet në Samsun, Turqi. Konferenca synon të vlerësojë dhe diskutojë në mënyrë shkencore përpjekjet dhe përvojat në lidhje me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe akademikëve nga vende të ndryshme. Ky event gëzon partneritetin shkencor të 26 universiteteve nga 19 vende. Institucione prestigjioze turke si Instituti Yunus Emre, Presidenca për turqit jashtë vendit dhe komunitetet e afërta (YTB), Komuniteti i Universiteteve Mesdhetare (CMU) dhe Instituti i Kërkimeve Euroaziatike, janë partnerë institucionalë të konferencës ndërkombëtare. Abstraktet e përzgjedhura do të konsiderohen për t’u shndërruar në artikuj për botim në numra të veçantë të revistave të indeksuara nga WoS.

Konferenca do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe pjesëmarrësit kanë mundësinë ta ndjekin online ose në person.

Datat e zhvillimit të konferencës: 25-27 tetor 2024

Afati i fundit për paraqitjen e abstrakteve është data 20 gusht 2024

Për informacion më të detajuar rreth aplikimit mund të vizitoni faqen:

https://ihecon.omu.edu.tr/