HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve
Niveli i mobilitetit:
- Program studimi i ciklit të parë ose të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 muaj
Fusha e studimit:
- Mjekësi e përgjithshme (1 kuotë)
- Shëndet publik (1 kuotë)
Koha e realizimit të mobilitetit:
- Semestri i dytë i vitit akademik 2024-2025
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
Bursa përfshin:
- Kompesimin mujor sipas Erasmus+;
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës.
Për të përcaktuar distancën, klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- CV në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2, Spanjisht B1) e noterizuar;
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *.
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës. Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiviteteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
*Formatin e Marrëveshjes së Studimit e shkarkoni në link-un si më poshtë:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/08/Learning_agreement_for_studies_-1.docx
Afati i fundit për dorëzim dokumentacioni: 16 Shtator 2024
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë,
Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
*Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/08/Formulari-i-aplikimit-1-2.docx
Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Granadës, Spanjë. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!