Konstituimi i Senatit Akademik
Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u zhvillua ditën e sotme procesi i konstituimit të Senatit Akademik, organit më të lartë kolegjial të institucionit tonë.
Në fjalën e hapjes Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Xheladin Draçini përshkroi rolin e Senatit Akademik në zhvillimin e Universitetit drejt vizionit të së ardhmes.
Gjatë punimeve, Senati Akademik i konstituuar miratoi unanimisht propozimet e Rektorit për zgjedhjen e nën kryetarit të Senatit Akademik Prof. Dr. Arvin Dibra, si dhe të Zv. Rektorëve, përkatësisht për kërkimin shkencor Prof. Dr. Suela Këlliçi, për procesin pedagogjik Prof. Dr. Hektor Sula dhe për mobilitetet dhe projektet Prof. Dr. Alban Dibra.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i uron të gjithë të zgjedhurve në detyrë shëndet, punë të mbarë dhe suksese.