HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR “JAVËN NDËRKOMBËTARE TË STAFIT” QË DO TË ZHVILLOHET NË KOLEGJIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR, TALLIN, ESTONI

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR “JAVËN NDËRKOMBËTARE TË STAFIT” QË DO TË ZHVILLOHET NË KOLEGJIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR, TALLIN, ESTONI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për stafin administrativ të Universitetit  të mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në  “ Javën Ndërkombëtare të Stafit” në Kolegjin e Kujdesit Shëndetësor, Tallin, Estoni  që do të zhvillohet në periudhën 4- 8 nëntor 2024, pranë këtij institucioni.

Kohëzgjatja e mobilitetit:  5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Vërtetim punësimi nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leje nga titullari përkatës.
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Plani i mobilitetit
  • Formulari i deklarimit
  • Formulari i aplikimit

 

Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

 

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Plani-i-Mobilitetit.docx

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr.Alban Dibra

 

Për të shkarkuar formularin e deklarimit  klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Formular-Deklarimi-1.docx

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_Staf-Administrativ.docx

Afati i fundit për aplikim: 10.11.2024