Shkolla Verore Vascern, Paris, Francë 2025
VASCERN është Rrjeti Evropian i Referencës (ERN) që synon të përmirësojë dhe homogjenizojë kujdesin e pacientëve me sëmundje të rralla vaskulare multisistemike në të gjithë Evropën.
Shkolla Verore është një aktivitet edukativ i organizuar nga VASCERN për të njohur mjekët e rinj me sëmundjet e rralla vaskulare dhe për të siguruar që objektivat t’i përcillen brezit të ardhshëm të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Shkolla Verore Vascern, Paris financohet pjesërisht nga Programi Intensiv i Përzier ERASMUS+ (BIP), duke ndjekur një format hibrid që kombinon një lëvizshmëri fizike afatshkurtër jashtë vendit me një komponent të detyrueshëm virtual.
Kush mund të marrë pjesë?
- Studentët e mjekësisë (me diploma universitare, master, doktoraturë)
- Specializantët dhe studiuesit postdoktoralë
- Të regjistruarit në universitete në shtetet anëtare të BE-së ose vende të treta të lidhura me programin ERASMUS+
Moduli Online: Shkurt – Maj 2025
Moduli në Paris: 15 – 20 shtator 2025
Dokumentet e kërkuara janë:
- CV
- Letër motivimi
- Certifikata e regjistrimit në shkollë ose certifikata e diplomës (nëse i keni përfunduar studimet)
- Transkripti i vitit të kaluar akademik
Afati i fundit për aplikim: 27 tetor 2024
Për informacion më të detajuar rreth aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm: