Takimi i zgjeruar ndërmjet stafit të Drejtorisë së Programeve Kombëtare të Projekteve në AKKSHI dhe autoriteteve drejtuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Në datën 21 tetor në mjediset e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua takimi i zgjeruar ndërmjet stafit të Drejtorisë së Programeve Kombëtare të Projekteve në AKKSHI dhe autoriteteve drejtuese të universitetit, njësive kryesore dhe atyre bazë; si edhe drejtuesve të projekteve PKKZH e PIKSH.
Grupi i monitorimit zhvilloi vizita pune në mjediset laboratorike të UMT-së ku janë vendosur pajisjet e financuara nga AKKSHI në kuadër të projekteve PIKSH.
Gjatë takimit të mëpasëm në sallën e Senatit Akademik; Znj. Marsela Robo, drejtore e Programeve Kombëtare të Projekteve pranë AKKSHI, prezantoi në diskutim aktiv me pjesëmarrësit mjaft të dhëna mbi evidentimin e problematikave që kanë dalë gjatë implementimit të projekteve në nivel kombëtar dhe ndau plot ide dhe informacione me vlerë mbi thirrjet e reja për vitet në vijim.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, duke uruar suksese e mbarësi për të gjithë aplikantët nëprojektet e kërkimit shkencor!