Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Konferenca Kombëtare e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë, vjeshtë 2024“
Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Endokrinologjisë, Tiranë, do të mbahet më 25-26 Tetor 2024, pranë Hotel Tirana International, Tiranë deri në 100 pjesëmarrës, me 3.5 kredite të miratuara ditën e parë dhe 4 kredite të miratuara ditën e dytë, pra me 7.5 kredite të miratuara në total.
Aktiviteti ofrohet për specialitete si endokrinologë, gjinekologë, internistë, kirurgë, nefrologë, kardiologë, gastrohepatologë, reumatologë, dermatologë, alergologë, hematologë, pediatër si dhe infermierë dhe farmacistë.
Person kontakti: Prof. Dr. Agron Ylli
E-mail: ylliagron@yahoo.com
Nr. Tel: 0692571294
Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Programi-25-26-Tetor-2024.pdf