Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, për në Universitetin “Aristoteli” Selanik, Greqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin “Aristoteli” Selanik, Greqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Lloji i mobilitetit:
Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
20 ditë
Kuota
2
Bursa përfshin
- Kompensimin sipas rregullave të Programit Erasmus+ KA171
- Kostot e udhëtimit në varësi të distances midis universitetit pritës dhe atij të origjinës
Dokumentet që nevojiten:
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
- Listë notash në nivele të mëparshme të studimit përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Formulari i aplikimit
- Formulari i deklarimit
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit dhe të deklarimit. Formulari i aplikimit i përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-1-1.docx
Formulari i deklarimit tregon nëse studenti ka kryer ose jo mobilitete të mëparshme me programin Erasmus+.
Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formular-Deklarimi-3.docx
Afati për aplikim: 20.11.2024