#MedSafetyWeek “Java e Sigurisë së Barnave”
Nga data 4 deri më 10 nëntor 2024, UMT bashkohet me fushatën ndërkombëtare për sigurinë e barnave! Gjatë #MedSafetyWeek, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bën thirrje për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e raportimit të efekteve anësore të barnave dhe , inkurajon studentët, profesionistët e shëndetit dhe qytetarët të japin kontributin e tyre për një kujdes shëndetësor më të sigurt. Raportimi i tyre kontribuon në sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit të trajtimeve që marrim çdo ditë.
Çdo raportim është një hap drejt sigurisë më të lartë për të gjithë – nga pacientët te profesionistët e shëndetit! Bashkohuni me ne dhe ndihmoni në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt në kujdesin ndaj shëndetit.
Le të angazhohemi për një farmakovigjilencë më të përgjegjshme!