Anullim për pozicionin e punës “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Universiteti i Mjekësisë Tiranë, ka publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr.75 datë 04.11.2024, njoftimin për 1 (një) vend të lirë pune “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT).
Me urdhrin e Administratorit të UMT-së Nr. 231, datë 07.11.2024 “Për anullimin e procedurës së punësimit personel administrativ, në pozicionin e punës “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme” në Degën e Shërbimeve, të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” , njoftimi i publikimit për këtë pozicion pune anullohet.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al