17 Nëntor- Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

17 Nëntor- Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

🗓️17 Nëntor- Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme na kujton sfidat e mëdha me të cilat përballen mbi 13 milionë foshnja që lindin para kohe çdo vit.

✍️Tema e këtij viti, “Aksesi në kujdesin shëndetësor cilësor”, thekson rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për të gjitha foshnjat e lindura para kohe, pavarësisht vendit apo kushteve të lindjes.

📌Kjo ditë shërben si një thirrje globale për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat dhe foshnjat, duke vendosur kujdesin e specializuar në qendër të përpjekjeve për të reduktuar vdekshmërinë dhe komplikimet që mund të shmangen.

✅Përkushtimi për të garantuar kujdesin e duhur dhe në kohë është thelbësor për t’u siguruar foshnjave një shans të drejtë për të jetuar dhe për të pasur një të ardhme të shëndetshme.