Java Botërore e Ndërgjegjësimit për AMR-në
Rezistenca antimikrobike 💊(AMR) ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj agjentëve antimikrobikë, duke e bërë trajtimin e infeksioneve më të vështirë dhe duke rritur rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.
🔈Java Botërore e Ndërgjegjësimit për AMR-në (WAAW), e cila zhvillohet çdo vit nga 18-24 nëntor, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për këtë krizë globale. Tema e vitit 2024 është “Eduko – Advoko – Vepro Tani”, që fton komunitetin global të edukojë dhe të veprojë për të reduktuar shfaqjen e infeksioneve rezistente. Udhëheqja politike dhe angazhimi i fortë janë të nevojshme për të përballuar këtë sfidë.