Seminar kombëtar i organizuar nga Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe grupi i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE).

Seminar kombëtar i organizuar nga Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe grupi i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE).

Seminar kombëtar i organizuar nga Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe grupi i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE).

ℹ️Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mori pjesë aktivisht në seminarin kombëtar të organizuar nga Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe grupi i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE), më datat 20-21 nëntor 2024, në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Seminari me temë: “Nevojat dhe Zhvillimi i Instrumenteve për Etikën mbi Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në Shqipëri”, mblodhi akademikë nga universitete të ndryshme të vendit, përfaqësues të institucioneve kërkimore dhe të Bashkimit Evropian, si dhe ekspertë të fushës.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Zv. Rektorja për Shkencën,UPT, Prof. Dr. Elfida Shehu, dhe përfaqësues nga Erasmus+ Albania dhe Delegacioni i BE-së.
‍Seminari u drejtua nga ekspertja ndërkombëtare, Dr. Joanna Morawska, e cila diskutoi për përditësimin e Kodit të Sjelljes për Integritetin në Kërkimin Shkencor (2023) dhe sfidat që hasen në Shqipëri për zhvillimin e etikës kërkimore.
✍️Universiteti i Mjekësisë kontribuoi me përfaqësuesit e tij në diskutimet mbi rëndësinë e:
– Ndërtimit të bashkëpunimeve mes universiteteve dhe sektorit të biznesit.
– Trajnimeve për stafet akademike mbi çështjet etike.
– Zbatimit të standardeve ndërkombëtare për etikën në institucionet kërkimore.

✅Seminari përfundoi me një set rekomandimesh për përmirësimin e etikës në kërkimin shkencor, të cilat do t’i përcillen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zbatim në nivel kombëtar.