Takim me përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë Sofje dhe Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë në Kraiovë
📌Takim me përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë Sofje dhe Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë në Kraiovë
Zëvendës Rektorja e UMT, Prof. Suela Dibra Këlliçi, priti përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë Sofje, Bullgari, dhe Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë në Kraiovë, Rumani.
Gjatë takimit, Prof. Suela prezantoi Universitetin e Mjeksise të Tiranës dhe strukturat e tij përbërëse, duke ndarë vizionin dhe mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional.
Përfaqësuesit nga Universiteti i Mjekësisë, Sofje, Bullgari:
– Dima Madaleva – Eksperte për mobilitet trajnimi.
– Prof. Dr. Maria Stojanova Dencheva – Përgjegjëse për mobilitetin e mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
– Dr. Evgeni Stanev- Përgjegjës për mobilitetin e mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
Përfaqësuesit nga Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë në Kraiovë, Rumani:
– Dr. Laura Dinca- Koordinatore e Programit Erasmus+.
– Assistant Professor Catalina Gabriela Pissoschi- Përgjegjëse për mobilitetin e mësimdhënies në Farmaci.
Gjatë këtij takimi, palët prezantuan universitetet përkatëse, diskutuan për projektet aktuale dhe eksploruan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Ky shkëmbim përvojash do të forcojë më tej lidhjet ndërkombëtare dhe do të krijojë mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.