Takim i përfaqësuesve të Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë në Kraiovë me Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Takim i përfaqësuesve të Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë në Kraiovë me Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Përfaqësuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë në Kraiovë, Rumani, Dr. Laura Dinca dhe Assistant Professor Catalina Gabriela Pissoschi, zhvilluan një takim me stafin akademik të Departamentit të Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në sallën e Senatit Akademik.
Gjatë takimit, u ndanë përvojat akademike dhe profesionale, duke diskutuar mbi praktikat më të mira në fushën e farmaceutikës dhe mbi mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Në kuadër të vizitës, u organizua edhe një leksion i hapur nga Assistant Professor Catalina Gabriela Pissoschi me temë Cholesterol Metabolism, ku ajo prezantoi gjithashtu Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë të Craiova, Rumani, përpara studentëve të degës së Farmacisë.
Keto takime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të inovacionit në edukimin dhe kërkimin shkencor farmaceutik.