Aktiviteti me temë: “Menaxhimi i Problemeve Akute Alergjike në Urgjencë.”
📌Sot, më 6 Dhjetor 2024, u zhvillua me sukses eventi i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë me temë:
“Menaxhimi i Problemeve Akute Alergjike në Urgjencë.”
📍 Aktiviteti u mbajt në Sallën e Telemedicinës, QSUT, dhe filloi me fjalën hyrëse nga Prof. Dr. Edmond Zaimi, i cili falënderoi rektorin për pjesëmarrjen e tij.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini përshëndeti të pranishmit me një mesazh motivues.
🔹 Eventi përfshiu diskutime të thelluara dhe qasje bashkëkohore mbi sfidat dhe strategjitë klinike për menaxhimin e emergjencave alergjike.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe angazhimin e tyre, duke kontribuar në suksesin e këtij aktiviteti me rëndësi të veçantë.