Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Mori Pjesë në Info Day mbi Financimet Jean Monnet

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Mori Pjesë në Info Day mbi Financimet Jean Monnet

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mori pjesë në Info Day mbi mundësitë e financimit Jean Monnet për Institucionet e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij eventi, u prezantuan mundësitë e thirrjes Jean Monnet. Pjesëmarrësit u informuan mbi procesin e aplikimit dhe kriteret e pjesëmarrjes, duke mësuar se si këto grante mund të mbështesin zhvillimin e studimeve në institucionet e arsimit të lartë, duke afruar këto institucione më pranë vendeve të Bashkimit Evropian. UMT është e angazhuar të vazhdojë përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mundësitë e financimit për arsimin e lartë.