Hapet thirrja për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për trajnim në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi

Hapet thirrja për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për trajnim në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi.

Lloji i mobilitetit: 

Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim

Kohëzgjatja e mobilitetit:

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Periudha që mund të zhvillohet  mobiliteti: 

01.04.2025-18.07.2025

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës

Për t’u njohur me Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.auth.gr/en/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 31.01.2025

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!