
Konferenca e XII-të e Reumatologjisë Shqiptare.
Më 24 janar 2025, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mori pjesë në Konferencën e XII-të të Reumatologjisë Shqiptare, organizuar nga Shërbimi i Reumatologjisë në QSUT.
Në hapjen e aktivitetit, Rektori i UMT, Prof. Dr. Xheladin Draçini, vlerësoi rëndësinë e konferencave për përparimin e shkencës dhe edukimit, duke theksuar rolin e Universitetit në nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional.
UMT mbështet aktivitete që fuqizojnë komunitetin shkencor dhe cilësinë në shërbimet shëndetësore.