
Kongresi I-rë Ndërkombëtar i Shkencave të Shëndetit, 2025
Organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, 2-4 Maj 2025, Tiranë, Shqipëri
Kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të organizojë Kongresin I-rë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit, një ngjarje që do të mbledhë së bashku ekspertë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe profesionistë të fushës së shëndetit për të ndarë dijen dhe përvojat më të fundit në këtë sektor. Kongresi do të përfshijë prezantime shkencore dhe diskutime mbi zhvillimet më të fundit në fushën e shkencave mjekësore, si dhe mundësi për avancimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ky kongres do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e rrjeteve të bashkëpunimit mes institucioneve akademike dhe profesionale nga Shqipëria dhe vende të tjera. Ftohen të gjithë profesionistët e shëndetit dhe studiuesit e interesuar që të jenë pjesë e këtij momenti të veçantë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shkencës dhe praktikave të shëndetit.
Lloji i kontributit: Të gjitha punimet (abstraktet) do t’i nënshtrohen një procesi rishikimi dhe do të ndahen në këto kategori:
- Prezantim oral (me prezencë/virtualisht)
- Komunikim i shkurtër
- Prezantim Poster
Më poshtë është informacioni i nevojshëm për dërgimin e abstrakteve:
Instruksionet për abstraktet: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Instruksionet-per-abstraktet-AL-EN-1-3.pdf
Linku për dorëzimin e dokumenteve: https://forms.gle/jCEgzXpwjpaTDWjS8
Për më shumë informacion, kontaktoni: kongresi@umed.edu.al