
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë, për vitin akademik 2025-2026.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve të mjekësisë
Niveli i mobilitetit:
- Program studimi i ciklit të parë ose të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 muaj
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
Bursa përfshin:
- Kompesimin mujor sipas Erasmus+;
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës.
Për të përcaktuar distancën, klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/04/Formulari-i-aplikimit.docx
- CV në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2, Spanjisht B1) e noterizuar;
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement); http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/04/4.b-HE-Learning-agreement-for-studies-KA171-2023-EN.docx
- Formular deklarimi. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/04/Formular-Deklarimi-5.docx
*Gjuha spanjolle është e detyrueshme minimumi niveli B1 (CEFR), e cila mund të dorëzohet edhe në një moment të dytë pas aplikimit, por në fazën fillestare të aplikimit kërkohet të dorëzohet një dokument paraprak që vërteton se keni njohuri të kësaj gjuhe.
Afati i fundit për aplikim: 12 Maj 2025
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!