
Thirrje për Aplikime – Horizon Europe 2025 në Fushën e Shëndetësisë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon stafin akademik dhe kërkuesit shkencorë mbi hapjen e thirrjeve për aplikim në kuadër të programit Horizon Europe 2025, me fokus të veçantë në fushën e shëndetit publik dhe kërkimit mjekësor.
Fushat prioritare përfshijnë:
- Parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike
- Teknologjitë digjitale në shëndetësi dhe shëndetin publik
- Kujdesin shëndetësor të personalizuar
- Forcimin e sistemeve shëndetësore në vendet e BE-së dhe më gjerë
- Infrastruktura kërkimore në fushën e mjekësisë
- Programet për zhvillimin e karrierës së kërkuesve (Marie Skłodowska-Curie Actions – MSCA)
Thirrjet janë të hapura me afate të ndryshme përgjatë vitit 2025 dhe ofrojnë mundësi konkrete për zhvillimin e projekteve kërkimore me impakt në sistemet shëndetësore dhe në komunitetin shkencor ndërkombëtar.
Për më shumë informacion mbi temat, kriteret e aplikimit dhe afatet përkatëse, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të Komisionit Evropian për kërkime dhe inovacion:
https://research-and-