Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Kolegjit Universitar “Logos”

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Kolegjit Universitar “Logos”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Kolegji Universitar “Logos” kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit, duke hapur rrugën për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta akademike, kërkimore dhe praktike në fushën e shkencave mjekësore.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi mundësitë për nxitjen e shkëmbimit të eksperiencave akademike dhe profesionale mes dy institucioneve, si dhe për krijimin e hapësirave të reja bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, bashkëpunimi do të përfshihet organizimi i trajnimeve, realizimin e praktikave profesionale, zhvillimin e projekteve kërkimore, si edhe organizimin e aktiviteteve të tjera të përbashkëta, që synojnë avancimin e arsimit të lartë dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e shëndetësisë.