Konferenca e 2-të e Shoqatës Shqiptare për Sëmundjet e Trashëguara të Metabolizmit

Konferenca e 2-të e Shoqatës Shqiptare për Sëmundjet e Trashëguara të Metabolizmit

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini mori pjesë në Konferencën e 2-të të Shoqatës Shqiptare për Sëmundjet e Trashëguara të Metabolizmit, në bashkëpunim me Shoqatën e Sëmundjeve të Rralla dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të rralla, si dhe rolin thelbësor të edukimit të vazhdueshëm në këtë fushë.
Përgëzime organizatorëve për këtë nismë në dobi të sistemit shëndetësor dhe pacientëve me sëmundje të rralla!