Forcimi i Bashkëpunimit Akademik me Universitetin e Kamerino-s në Kuadër të Erasmus+

Forcimi i Bashkëpunimit Akademik me Universitetin e Kamerino-s në Kuadër të Erasmus+

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë priti në kuadër të programit Erasmus+, Prof. Diego Romano Perinelli dhe Prof. Marco Cespi, staf akademik nga Universiteti i Kamerino-s, Itali, në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik.

Gjatë takimit me Zv. Rektoren Prof. Dr. Suela Këlliçi, u diskutua mbi strategjinë e bashkëpunimit dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve akademike dhe shkencore midis dy institucioneve.

Ky bashkëpunim përforcon përkushtimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të nxitur ndërkombëtarizimin dhe shkëmbimin e përvojave akademike.