
Pjesëmarrja në testimin e informatizuar për programin “Mjekësi e Përgjithshme”
Referuar publikimeve në media elektronike, televizive dhe të shkruara mbi rënien rreth 40% të aplikimeve në programin Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë bazuar në të dhënat që disponon, saktëson se:
Ky vit akademik, është viti i tretë radhazi që procesi i pranimit në programin “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, zhvillohet përmes testimit të informatizuar, duke garantuar transparencë dhe objektivitet.
Në vitin akademik 2025-2026, në programin Mjekësi e Përgjithshme kanë aplikuar gjithsej 2029 maturantë, nga të cilët 1202 maturantë priten të marrin pjesë në testimin e informatizuar, i cili përfundon në datën 22 gusht 2025.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit procesi i regjistrimit për testimin e informatizuar është zhvilluar përmes portalit e-Albania, duke sjellë më shumë efikasitet, transparencë dhe lehtësi për aplikantët.
Në grafikun e mëposhtëm paraqiten të dhëna zyrtare krahasuese të aplikantëve dhe pjesëmarrësve në testimin e informatizuar për programin “Mjekësi e Përgjithshme” gjatë tre viteve të fundit akademikë.