
NJOFTIM PËR MIRATIMIN E KRITEREVE PËR EKSPERTË TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI, TË SPECIALIZUAR NË FUSHËN E INXHINIERISË MEKANIKE OSE ELEKTRIKE, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në pikën 2 të nenin 74 dhe pikën 2 të nenit 75 të Vendimit të KM nr. 285, datë 19.05.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, si dhe në shkresën e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, UMT, protokolluar me nr. 2048 prot., datë 19.09.2025 “Kërkesë për angazhim me kontratë shërbimi ekspert fushe inxhinier ndërtimi dhe inxhinier mekanik ose elektrik”;
Miratimi i kritereve për ekspertët të jashtëm me kontratë shërbimi, të specializuar në fushën e inxhinierisë mekanike ose elektrike, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë vijojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në fushën e inxhinierisë mekanike ose elektrike;
- Të ketë eksperiencë pune në fushën e kërkuar mbi 5 (pesë) vite;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
Kritere preferenciale:
- Të ketë eksperiencë angazhimi në komisionet e parashikuara në pikën 2 të nenit 74 dhe pikën 2 të nenit 75 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm për eksperiencën në fushën e kërkuar;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë nga data e aplikimit);
- Dëshmi Penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Dëshmi apo kualifikime në fushën e kërkuar.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin të inventarizuar në Zyrën e Protokoll- Arkivës, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër, apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 26.09.2025 deri më 02.10.2025.
Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe intervistë.