
Njoftim për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 59 pika 4 e saj, në Statutin e UMT-së, nenin 46 pika 2 e saj, në Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 96, datë 16.10.2025 “Për miratimin e kritereve dhe procedurën për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kontratë me afat të caktuar, në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar, “Laborante Mësimore”, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Të ketë diplomë “Master i Shkencave” në Kimi-Biokimi ose Farmaci, (ose ekuivalente me to);
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi);
- Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë kofidencial) dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup (vetëdeklarim);
- Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim).
Kritere preferenciale:
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
- Preferohet gjuha angleze (me dëshmi).
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 9;
- Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 10.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes në buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al