Njoftim për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Njoftim për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.98  , datë 05.11.2025,  shpallet konkursi për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor/ Master Profesional/ Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë eksperiencë pune mbi 1 (një) vit;

Kritere Preferenciale:

  1. Të ketë diplomë të studimeve universitare në Informatikë / Informatikë Ekonomike;
  2. Të ketë dëshmi të gjuhës angleze;

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  8. Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  10. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, pranë zyrës së Protokollit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Të ketë njohuri mbi sigurinë e sistemeve informatike dhe rrjeteve kompjuterike si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al