Njoftim për 1 (një) vend pune në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Njoftim për 1 (një) vend pune në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.­­­­­­105 , datë 13.11.2025,  shpallet konkursi për pozicionin e punës personel ndihmës akademik, me kontratë me afat të caktuar, “Përgjegjës” në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë të interesuar për këtë pozicion pune, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Kriteret e përgjithshme:
  2. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  5. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  8. Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor, ose ekuivalente me të DIND, të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MA;
  9. Të ketë eksperiencë pune të paktën mbi 5 (pesë) vite;
  10. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  11. Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);

 

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose vërtetim nga aplikacioni e-albania mbi provueshmërinë e periudhës së plotë të punësimit;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  8. Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë/certifikatës së njohjes së gjuhës së huaj;
  10. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm/ eprorit direkt, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

 

Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), origjinal ose të noterizuar, në Zyrën e Protokoll Arkivës, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

 

Fusha e njohurive:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al