
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë, Wroclaw, Poloni.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Numri i kuotave:
- 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për tu njohur me Universitetin e Mjekësisë, Wroclaw, Poloni, klikoni në link-un e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Formular-aplikimi-staf-akademik-1.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i noterizuar dhe i përkthyer në gjuhën angleze);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze minimum në nivelin B1 (e njësuar me origjinalin);
- Formular deklarimi. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Formular-Deklarimi-13-1.docx
Learning Agreement firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.
Afati i fundit për aplikim: 26.11.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!
