Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si edhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 193, datë 20.11.2025 “Për miratimin e kritereve dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit të pasqyruara në dokumentat standarte të tenderit, përpara hapjes së procedurës nga UMT-ja për procedurat e përqendruara.
  • Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimi (Anëtar i komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve.
  • Merr pjesë në gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

 

Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
  3. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në Shkenca Ekonomike / Juridike / Inxhinierike;
  4. Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion;
  5. Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  6. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
  7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  10. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.
  11. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundi nga data e aplikimit;
  8. Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  13. Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;

 

Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020,“Për prokurimin publik” i ndryshuar;
  • Njohuri mbi VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave të prokurimeve, financiare administrative;

 

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al