
Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 112, datë 17.12.2025 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik, duke garantuar funksionimin e qëndrueshëm dhe efikas të infrastrukturës së rrjetit, përfshirë monitorimin periodik, diagnostikimin dhe ndërhyrjet teknike për parandalimin ose zgjidhjen e problematikave.
- Funksionimi i rrjetit të internetit, duke administruar dhe optimizuar lidhjet e internetit, si dhe të garantojë disponueshmërinë e shërbimit për zgjidhjen e problematikave teknike.
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve teknologjike harduerike, si dhe përditësimi i sistemeve dhe programeve softuerike.
- Ofrimi i mbështetjes teknike për punonjësit e institucionit, duke identifikuar në kohë problematikat harduerike dhe softuerike dhe duke ofruar asistencë të vazhdueshme.
- Zbatimi i detyrave të tjera të ngarkuara nga eprorët, në përputhje me funksionet e pozicionit të punës dhe nevojat e institucionit, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve IT.
Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
- Të zotërojë të paktën diplomë të ciklit të parë “Bachelor” ose ekuivalente me të, në Shkenca Kompjuterike / Informatike/ të ngjashme aplikative;
- Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti, të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Çdo dokument tjetër që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive për të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi sistemet informatike dhe të rrjetave kompjuterike, të softuerëve, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike
Mënyra e vlerësimit nga Komisioni:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë email në adresën info@umed.edu.al



