Event Alumni – Klasa e Vitit 1995

Event Alumni – Klasa e Vitit 1995

Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u organizua takimi i Alumni-t të UMT, brezi i të diplomuarëve në vitin 1995. Ky event bashkoi pas tre dekadash ish-studentë, kolegë dhe profesionistë të fushës së mjekësisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, shprehu vlerësimin për rrugëtimin profesional të këtij brezi studentësh dhe për kontributin e tyre ndër vite, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes universitetit dhe komunitetit të alumnëve.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar në zhvillimin e komunitetit të tij të alumnëve dhe në ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me brezat që janë formuar në institucionin tonë .
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin në realizimin e këtij eventi.