
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2026
Ju njoftojmë se Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2026
Thirrja synon të mbështesë investime konkrete në:
- laboratorë dhe pajisje kërkimore,
- sisteme teknologjike,
- infrastrukturë inovative që mbështet procesin akademik dhe kërkimin shkencor në universitete.
Institucionet publike të Arsimit të Lartë ftohen të paraqesin projekte të lidhura drejtpërdrejt me:
- nevojat e programeve të studimit dhe kurikulave,
- prioritetet kërkimore institucionale,
- parimet e shkencës së hapur, ku infrastruktura e re duhet të jetë e aksesueshme edhe për përdorues të jashtëm, në përputhje me standardet europiane.
Thirrja për aplikim dhe udhëzuesi zyrtar janë të disponueshme në faqen e AKKSHI:
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë inkurajon stafin akademik që të angazhohen aktivisht në aplikim.

