Mundësi Pjesëmarrje Në Kursin Mbi Terapinë e Dhimbjes të Organizuar nga Eulap, në Zyrih, Zvicër
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të interesuarit mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Kursin “Pain Therapy: A Multidisciplinary Pain Course”, që do të organizohet nga Lidhja Europiane Kundër Dhimbjes (EULAP) në Zurih, Zvicërr, në datat 11-14 shtator 2017. Kursi do të zhvillohet nga një ekip specialistësh që përfshinë anesteziologë, neurologë, reumatologë, psikiatër, psikologë, pharmacologë klinike, avokatë e të tjerë.
Informojmë të interesuarit, që për pjesëmarrësit nga Shqipëria EULAP ka planifikuar për të dhënë disa bursa prej 250€ të cilat do të mbulojnë taksën e regjistrimit në këtë kurs. Kandidatët të cilët aplikojnë për bursë duhet të plotësojnë dy formularët e mëposhtëm:
Leksionet do të mbahen mbi aspekte të ndryshme të dhimbjes sipas programit të mëposhtëm:
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni faqen zyrtare të informacionit:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË